Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo nuk është i lumtur me situatën në “Old Trafford”.
Portugezi vazhdon të jetë i lidhur me largimin nga “Djajtë e Kuq”, por për momentin nuk është në kontakte me gjigantin francez, PSG.
Mediumi spanjoll “AS” raporton se sulmuesi i Man Unitedit ka probleme me trajnerin e përkohshëm Ralf Rangnick, sidomos pas kritikave të dhëna nga ky i fundit.
Mirëpo, për momentin, PSG nuk e ka kontaktuar pesë herë fituesin e Topit të Artë, ngase Lionel Messi vazhdon të jetë ylli i skuadrës.
Sidoqoftë, e ardhmja e Ronaldos do vendoset në verë, atëherë kur edhe do mësohet nëse do përfundojnë në top katër, gjë që nuk është e lehtë, duke marrë parasysh formën e dobët që janë duke kaluar. /Gazeta Sinjali Sporti/