image Molliqaj: Pas arrestimit tim Xhelal Sveçla ishte dashur të jepte dorëheqje

Politikë

Molliqaj: Pas arrestimit tim Xhelal Sveçla ishte dashur të jepte dorëheqje

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë së këtij rajoni për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Dardan Molliqajt, duke e urdhëruar të njëjtin që të paraqitet në stacion policor, raporton Gazeta Sinjali.

Kreu i Partisë Socialdemokrate tha në T7 se arrestimi i tij është bërë pa një urdhërarrest.

Prandaj, sipas tij, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të duhej të jepte dorëheqje.

Molliqaj u arrestua të martën duke hyrë në një studio televizive, pasi në protestën e së shtunës dyshohet se sulmoi një zyrtar policor./GazetaSinjali/