image Molliqaj: Do t’u shkruajmë ambasadave, më morën peng sepse jam kundërshtar politik

Politikë

Molliqaj: Do t’u shkruajmë ambasadave, më morën peng sepse jam kundërshtar politik

news image

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së thotë se ai u mor peng për arsye politike. Për këtë ai ka paralajmëruar se do t’u shkruajnë ambasadave në vend.

“Për herë të parë një opozitar, një aktivist politik merret peng. Policia është politike në këtë rast sepse ka arrestuar pa urdhër-arrest”, thotë Molliqaj.

“Këto janë shkelje të mëdha. Paramendo në këtë vit Kosova me një qeveri që ka mbështetje popullore arreston kundërshtarët e vet politikë vetëm me urdhër politik dhe s’po e them unë, prokurorja e ka thënë”, shpjegon ai.

“Ne si parti do tu shkruajmë të gjitha ambasadave, organizatave për të drejtat e njeriut dhe të gjitha adresave të tjera për të alarmuar se kemi të bëjmë me një pushtet që përdor policinë dhe arreston pa urdhra të prokurorisë dhe gjykatës”, tha ai në T7./GazetaSinjali/