image Modelja e njohur infektohet me koronavirus, ka një lutje për ndjekësit

Bota e Yjeve

Modelja e njohur infektohet me koronavirus, ka një lutje për ndjekësit

news image

Modelja e njohur britanike me famë botërore, Alexina Graham është infektuar me koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në rrjetin social Instagram, shkruan Gazeta Sinjali.

“Është i frikshëm. Ditën e parë kam vjellë disa herë dhe shkoja në banjo shpesh, pastaj ethe dhe dhimbje të forta trupi. Nuk arrija të merrja frymë dhe të flisja fjali të plota. Kisha dhimbje të forta në pjesën e gjoksit. Nuk isha në gjëndje as të hyja dhe të dilja vetë nga dushi dhe kisha nevojë për ndihme edhe për tu ngritur nga krevati”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Më tej modelja u ka bërë thirrje ndjekësve të saj ta marrin seriozisht virusin dhe të qëndrojnë në shtëpi.

https://www.instagram.com/p/B-Wb_nnHVjH/?utm_source=ig_embed

Alexina Graham ndryshe njihet edhe si njëra nga modelet e “Victoria’s Secret”./Gazeta Sinjali/