Dr. David Agus, profesor i mjekësisë tek Universiteti i Kalifornisë Jugore, është një nga onkologët më të famshëm dhe më i vlerësuari ndër amerikanë
Famën e ka arritur duke shëruar Steve Jobs-in, i cili me ndihmën e këshillave të tij ka jetuar edhe shtatë vjet, edhe pse ka pasur formën më të rrallë dhe më të rëndë të kancerit të pankreasit. Ai është quajtur “Rock Star” i shkencës; është doktori të cilin Lance Armstrong dhe Ted Kennedy e thirrën për këshilla kur u diagnostikuan me kancer.
Në librin “The End of Illness”, Dr. David Agus sugjeron se “Fundi i sëmundjes” nuk do të vijë nga zbulimi i ndonjë kure apo nga ndonjë mrekulli, por vetëm nga parandalimi i krejtësisht i sëmundjes duke përdorur shkencën që kemi tani.
Lexoni këto këshilla që të ‘shpëtoni’ nga ‘armiku’ më i vështirë për t’u luftuar; kuptoni shumë gjëra nga një perspektivë tjetër dhe filloni të bëni ndryshime në jetën tuaj.
Si dhe kur e keni njohur Steve-n?
“Përafërsisht një vit pasi që i është diagnostikuar kanceri i pankreasit. Në të vërtetë ka pasur recidiv të kësaj sëmundjeje. Unë angazhohem për qasje agresive dhe inovative të shërimit të kancerit. U besoj mënyrave moderne të shërimit dhe shërimit në tërësi. Mendoj që kjo mënyrë e ka impresionuar Steve-n”.
Është fakt që Steve ka qenë vegjetarian. A i ka ndihmuar kjo apo e ka penguar në luftën kundër kësaj sëmundjeje? Çfarë e keni këshilluar të hajë?
“Ka qenë vegjetarian, mirëpo gjatë shërimit, sipas këshillës sime, ka ngrënë peshk. Gjithmonë them që më mirë është të përdoren yndyrat. Yndyrat patjetër duhet të hahen, mirëpo ato të mirat, të pangopurat”.
Çka e ka dalluar Jobs-in nga pacientët e tjerë?
“Ka qenë jashtëzakonisht i mençur dhe e ka kuptuar terminologjinë mjekësore. Kam mundur me të të bisedoj për gjendjen e tij shëndetësore,duke mos thjeshtësoj asgjë”.
Angelina Jolie ka hequr gjirin vetëm për shkak të rrezikut nga kanceri. Si ju duket ai veprim i saj?
“Besoj që Angelina Jolie ka vepruar heroikisht, duke folur për vendimin e saj aq publikisht. Është bërë model për shumë femra. Gjëja kryesore: nuk ka asgjë të turpshme në sëmundje, nuk është arsye që ta fshihni atë, për sëmundjen duhet të flitet”.
“Pengesa kryesore e kancerit është vetë natyra: ai është vetëdestruktiv, në kuptimin që mashtron qelizat tona vetjake.
Kanceri është tmerr i cili fle në trupin e secilit prej nesh. Ndonjëherë zgjohet për një kohë të shkurtër, duke nxjerrë grupin e qelizave të quajtura tumore, mirëpo në shumicën e rasteve sërish bie në hibernacion nën ndikimin e gjithë arsenalit të metodave gjeniale të ndikimit.
Mirëpo ndonjëherë kur e presim më së paku, bisha depërton nëpër mbrojtjen e gjithë trupit, gjë që çon në çrregullimin e qelizave deri te funksionimi i atyre qelizave dhe vjen deri te rritja e indeve malinje.
Nuk e dimë çfarë e shkakton kancerin dhe përse tumori zhvillohet, mirëpo ekziston supozimi që kanceri është i lidhur me problemin sistematik – çrregullimin e ndërlikuar të funksionit të trupit tonë, i cili nuk është patjetër të shërohet me ndërhyrje kirurgjike … Preventiva është e rëndësishme.
Obligohuni që vazhdimisht të studioni veten dhe të mbani shënime. Dëgjoni trupin dhe duhet ta dini që ju më së miri e njihni veten. Mjeku nuk do të mundë t’ju hyjë kokë apo t’i vërejë parandjenjat tuaja. Kurrë mos i besoni kuturu mjekut. Bëhuni mjeku kryesor i vetvetes. Mos i lini dokumentet tuaja mjekësore te mjeku. Kërkoni kopjen dhe mbani në shtëpi.
Ndiqni rregullat e ushqimit të shëndetshëm, gjumin dhe aktivitetet fizike, pa marrë parasysh ditën e javës. Duhet patjetër të mësoheni të punoni çdo gjë në të njëjtën kohë, për shembull, të hani kafjall në të njëjtën kohë, të shkoni në krevat në të njëjtën kohë…
Ndryshimi i mënyrës së gjumit gjatë vikendit, në kuptimin që të flini gjumë më shumë, mund t’jua rrënojë shëndetin tuaj. Nëse në krevat shkoni në orën nëntë, dhe pastaj në orën dhjetë në mbrëmje, gjithashtu e çrregulloni ciklin tuaj, madje edhe nëse flini të njëjtin numër të orëve.
Mësoni të përgatiteni për gjumë… Rrezatimi nga kompjuteri, televizori apo celulari shkatërron tajitjen e melatoninës – hormon i cili stimulon gjumin. Së paku gjysmë ore para se të shkoni të flini gjumë, shkyçeni televizorin, telefonin apo kompjuterin në mënyrë që të keni gjumë të qetë.
Mungesa e gjumit ndan trurin nga stomaku, gjë që çon në ‘ngrënie të pavetëdijshme’. Kjo e detyron trupin të besojë që është i uritur, por në të vërtetë nuk është ashtu. Jepni trurit pauzë. Momentet në të cilat ndieni “monotoni” në të vërtetë janë pushim për trurin tuaj. Gjithmonë përpiquni të ushtroni, sepse sa më shumë ushtrime gjithmonë është më mirë se aspak ushtrime.
Lëvizja është shumë më e lehtë se sa duket, aq më parë nëse dini që ajo është e vetmja dëshmi shkencore e sekretit rinor,që nuk kërkon investim të veçantë, kohë apo para”.