image Mitrovicë e Jugut: Policia gjobit 134 persona për shkak që nuk respektuan masat antiCOVID

Siguri

Mitrovicë e Jugut: Policia gjobit 134 persona për shkak që nuk respektuan masat antiCOVID

news image

Policia Rajonale në Mitrovicë-Jug, gjatë dy ditëve të vikendit ka vijuar me zbatimin e masave antiCOVID-19, gjithnjë në përputhje me vendimet e  institucioneve shtetërore për  parandalim të përhapjes së pandemisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në dy ditët e fundit, për të gjithë qytetarët e Mitrovicës që nuk respektuan masat e Qeverisë së Kosovës, përkundër shumë vërejtjeve, policia ka shqiptuar gjithsej 134 gjoba.

Policia apelon  tek të gjithë qytetarët që t’i zbatojnë masat që janë në fuqi, në mënyrë që të ketë sa më pak të prekur nga koronavirusi./Gazeta Sinjali/