Dje në rrugën “Filip Visnjic” të Mitrovicës, rreth orës 14:00, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të nacionalitetit boshnjak, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se i arrestuari e ka kanosur me sëpatë gruan e tij, po ashtu të nacionalitetit serb.
Nuk është raportuar për ndonjë lëndim trupor për viktimën, mirëpo bëhet e ditur për Gazetën Sinjali se i arrestuari pas intervistimit, është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/