Modelja njëherësh dhe këngëtarja e njohur, Morena Taraku ka paralajmëruar projektin më të ri muzikor.
Këtë artistja e ka bërë përmes një imazhi të publikuar në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 941 mijë ndjekës.
“Kqyrna tripin nalt si yjet n’univers qy qa vesha tash 5000 o 1 qef. A jeni gati për Missed Call”, ka shkruar Taraku në mbishkrimin e fotografisë.
Siç duket kënga do të titullohet “Missed Call”, e që pritet të publikohet e shoqëruar me videoklip.
Morena detaje të tjera rreth këtij projekti nuk i ka bërë të ditura dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ajo për publikun.
“Swag” është kënga e fundit e Morenës që është publikuar në muajin korrik. Kënga deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në kanalin Youtube./Sinjali/