Ministria e Shëndetësisë ka lidhur dje kontratë për furnizim emergjente për materiale medicionale mbrojtëse kundër koronavirusit. Në këtë kontratë ishte paraparë edhe blerja e disa qeseve për kufoma, por ministria nuk ka mundur t’i blejë.
“Furnizim Emergjent me pajisje dhe material shpenzues medicinal për mbrojtje nga Corona-Virusi”, quhet kontrata që Ministria e Shëndetësisë e ka nënshkruar me disa kompani farmaceutike në Kosovë.
E gjithë kjo blerje ka kushtuar 351 mijë euro.
Dështon blerja e qeseve për kufoma
Kontrata ishte planifikuar të realizohej në 10 pjesë, por tri pjesë MSH-ja nuk ka mundur t’i realizojë në këtë procedurë të prokurimit.
Ne pjesën e 10 të këtij tenderi që nuk është realizuar, ishte paraparë që të bliheshin 50 qese për kufoma.
Po ashtu në pjesën e 6, ishte paraparë të blihej sasia prej 5209 copë dezinfektues për duar se bashku me dispenzer. Ndërsa në pjesën 7, ishin paraparë të bluheshin 150 copë termometër infra të kuq për balle. /GazetaSinjali/