image Ministri Vitia raporton në Komision për koronavirusin, tregon nëse do të ndërtohet një karantinë

Kosovë

Mbledhja/ Ministri Vitia raporton në Komision për koronavirusin, tregon nëse do të ndërtohet një karantinë

news image

Ministri i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia ka deklaruar se në Kosovë akoma nuk është identifikuar dhe diagnosifikuar asnjë rast me koronavirusi dhe se ndërtimi i një karantine ende nuk është i nevojshëm.

I pari i shëndetësisë në raportimin që po bën sot në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, theksoi se gjitha institucionet relevante shëndetësore janë mobilizuar me kapacitetet profesionale dhe teknike.

Derisa tregoi se janë përgatitur edhe reparte të veçanta në Klinikën Infektive në rast se paraqitet ndonjë rast, kurse karantina sipas tij ende nuk është e nevojshme.

Në rastin e kundërt, tha si mundësi është parku inovativ në Prizren.

Ministri Vitia tha se në të gjitha pikat kufitare dhe aeroport tashmë gjenden ekipet shëndetësore.

Në këtë raportim, ministri ka marrë me veti edhe drejtorët e SHSKUK, IKSHP dhe Klinikës Infektive.

Ndërsa, kryesuesja e komisionit, Albena Rashitaj tha se është përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve për të parandaluar këtë virus.

“Nuk është koha për panik, por është koha për veprime. Vendi ynë duhet të marrë masa të jashtëzakonshme për të parandaluar”, tha ajo.

Raportimi i ministrit Vita para komisionit për shëndetësi është duke vazhduar në Kuvendin e Kosovës./ Gazeta Sinjali/