Pas largimeve të policëve, e zyrtarëve të tjerë serbë nga institucionet në veri, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla sot përsëri ka vizituar pjestarët e Policisë në disa pika në veri.
“Sot vizitova pikën e kalimit kufitar në Jarinje, stacionin e policisë kufitare atje si dhe Stacionin Policor në Koshtovë të Vllahisë ku takova zyrtarët dhe përgjegjësit policor si dhe zyrtarët e Doganave të Kosovës”, ka shkruar Sveçla në profilin e tij .
Ministri i Brendshëm në postim ka shkruar më tej se vendosmëria e gjithë zyrtarëve për të garantuar sundimin e ligjit në çdo cep të Republikës dhe për të shërbyer e mbrojtur qytetarët tanë pa dallim, janë garanca për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.