image Ministri Mustafa ua jep një lajm të mirë bujqve të cilëve breshëri ua prishi të mbjellat

Kosovë

Bujqësi/ Ministri Mustafa ua jep një lajm të mirë bujqve të cilëve breshëri ua prishi të mbjellat

news image

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka treguar se ka qenë në fshatrat të cilat janë dëmtuar nga reshjet e shiut dhe breshri

Mustafa ka shkruar në Facebook se pas pranimit të raporteve të vlerësimit të dëmeve do të kompensohen bujqit sipas mundësive buxhetore të ministrisë.

“Këto 48 orët e fundit janë shkaktuar shumë dëme në bujqësi nga breshëri dhe vërshimet. Pashë nga afër këto dëme në Therandë, Mamushë, Rahovec dhe Prizren. Pas pranimit të raporteve të vlerësimit të dëmeve do të kompensojmë këta bujq brenda mundësive buxhetore të Ministrisë”, ka shkruar Mustafa. /Gazeta Sinjali/