image Breshëri me madhësinë e topit të tenisit thyen xhamat e veturës në Drenas

Kosovë

Breshëri me madhësinë e topit të tenisit thyen xhamat e veturës në Drenas

news image

Ndryshimi drastik i temperaturave gjatë ditës së sotme solli breshër në komunën e Drenasit, shkruan Gazeta Sinjali.

Në disa video të incizuara në fshatin Nekovc të Drenasit shihen se kokrrat e breshërit janë të madhësisë së topit të tenisit.

Madje, në njërën nga videot shihet se breshëri ka thyer xhamin e një veture./Gazeta Sinjali/