image "Gati gjysmë milion euro është vlera e dëmeve nga bresheri vetëm në një fshat të Suharekës"

Kosovë

Aktualitet/ “Gati gjysmë milion euro është vlera e dëmeve nga bresheri vetëm në një fshat të Suharekës”

news image

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se temë diskutimi ishte ndihma që do duhej t’iu jepej zjarrfikësve të Prizrenit, duke thënë se ka pasur vërshime.

I pari i Suharekës, ka thënë se dëmet në fshatin Nëpërbisht të kësaj komune, kapin shifrën e 400 mijë eurove.

“Unë kam biseduar që me ju dalë në ndihmë edhe zjarrfikësve në Prizren sepse kanë pasur vërshime. Me ato çka kemi do ti ndihmojmë bujqit, mbi 400 mijë euro dëme janë vetëm në Nëpërbisht dhe duhet të shihen edhe dëmet tjera”, ka thënë kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj./Gazeta Sinjali/