image Stuhia e breshëri godet këtë qytet

Botë

Stuhia e breshëri godet këtë qytet

news image

Rrugët e kryeqytetit spanjoll janë vërshuar nga uji dhe breshëri pas një stuhie të madhe dhe të papritur që e goditi qytetin të hënën pasdite.

Në pamjet e publikuara në internet shihet se si uji i merr me vete veturat e parkuara në rrugë në pjesën jugore të Madridit.

“Një stuhi e fuqishme e ka goditur pjesën juglindore të Madridit. Këto janë pamjet e para të rrugëve në Arganda, ku qielli është tërbuar brenda pak minutash”, shkroi eksperti i klimës, Mario Picazo.