image Breshëri shkakton dëme të mëdha në Junik

Sociale

Breshëri shkakton dëme të mëdha në Junik

news image

Komuna e Junikut ka njoftuar se qindra hektarë kultura të ndryshme bujqësore janë dëmtuar nga breshëri dhe stuhia.

Në njoftimin e komunës thuhet se dëme ka pësuar edhe rrjeti elektrik.

“Mëngjesin e sotëm është përshirë nga një mot i ligë, ku stuhia dhe breshëri kanë shkaktuar dëme të mëdha. Dëme pati në rrjetin elektrik të cilat në orët e para të paraditës u sanuan duke iu ofruar qytetarëve furnizim të rregullt me energji elektrike, por më së keqi e pësoi sektori i bujqësisë ku qindra hektar kultura të ndryshme bujqësore u dëmtuan për të mos pasur mundësi rigjenerimi nga dëmet e shkaktuara, hektar të tërë me pemishte dhe drithëra në Komunën e Junikut pësuan mëngjesin e sotëm nga breshëri dhe një stuhi e fortë”, thuhet në njoftimin e Komunës në Facebook. /GazetaSinjali/

KOMUNA E JUNIKUT ËSHTË PËRFSHIR NGA NJË MOT I LIGËQindra hektar kultura të ndryshme bujqësore janë dëmtuar nga breshëri…

Posted by Komuna Junik on Wednesday, August 5, 2020