image Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka shpenzuar 32 mijë euro nga buxheti i shtetit për 10 muaj

Kosovë

Ekonomi/ Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka shpenzuar 32 mijë euro nga buxheti i shtetit për 10 muaj

news image

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, gjatë mandatit të tij në këtë pozitë ka shpenzuar afro 32 mijë euro.

Gazeta Sinjali ka kërkuar qasje në dokumente publike, ku rezulton se Endrit Shala gjatë periudhës si ministër vetëm rrogë ka marrë mbi 23 mijë euro.

Ministri në detyrë ka shpenzuar mbi 2 mijë e 500 euro për shpenzime në udhëtime zyrtare nga muaji janari deri në gusht të këtij viti. Nga kjo shumë, 170 euro i ka shpenzuar për akomodim në hotele, 501 euro për ushqim, 385 për shërbime të tjera, të cilat nuk janë të specifikuara për çfarë, si dhe afro 1,500 euro për bileta të udhëtimit, shkruan Gazeta Sinjali.

Afro 4 mijë euro, Endrit Shala, i ka shpenzuar për reprezentacion dhe darka, prej 500 eurove buxhet mujor, Shala ka shpenzuar në gjashtë muaj tërë këtë shumë, ndërsa në dy muajt e fundit Shala ka kursyer 20 centë.

Ministri në detyrë ka shpenzuar afro 2 mijë e 300 euro për mbushje të telefonit. Në muajin nëntor të vitit 2018, Shala ka shpenzuar 300 euro për telefon, ndërsa shuma minimale e shpenzuar për mbushje telefoni është 150 euro. /Gazeta Sinjali/