image Ministri i Qeverisë së Kosovës, Goran Rakiq prezent në Jarinjë

Politikë

Ministri i Qeverisë së Kosovës, Goran Rakiq prezent në Jarinjë

news image

Përveç Njësisë Speciale dhe protestuesve serbë në Jarinjë, tani në vendngjarje është prezent edhe kryetari i Listës Serbe, ministri Goran Rakiq dhe kryetari i Mitrovicës Veriore, Milan Radojeviq.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga sot të vendoset reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve.

Sipas këtij vendimi, obligohen që të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Kosovë të pajisen me targa të përkohshme, që sipas këtij vendimi pajisja me këto targa bëhet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës. /GazetaSinjali/