image Ministri i Drejtësisë i shqetësuar për Nezir Mehmetajn, e takon vëllain e tij

Drejtësi

Ministri i Drejtësisë i shqetësuar për Nezir Mehmetajn, e takon vëllain e tij

news image

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria e Serbisë për krime lufte kundër shtetasit të Republikës së Kosovës, Nezir Mehmetajt.

Selimi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se do t’i shfrytëzojnë të gjitha mjetet juridike dhe diplomatike për ta bërë të mundur lirimin e Mehmetaj nga akuzat dhe kthimin e shpejtë të tij në Kosovë.

“I shqetësuar me mbajtjen në paraburgim tash e gjashtë muaj dhe ngritjen e aktakuzës ditën e djeshme nga Prokuroria e Serbisë për krime lufte kundër shtetasit të Republikës së Kosovës, Nezir Mehmetajt, kam pritur sot në takim vëllaun e tij, Agronin. E sigurova se do t’i shfrytëzojmë dhe shterojmë të gjitha mjetet juridike dhe diplomatike që janë në dorën tonë, për ta bërë të mundur lirimin e shtetasit tonë nga akuzat dhe kthimin e shpejtë në Kosovë”, ka shkruar Selimi. /Gazeta Sinjali

https://www.facebook.com/selimselimiks/posts/138261511241635