Skuadra angleze, Liverpool siç duket nuk ka më interesim të madh për transferimin e futbollistit kosovar, Milot Rashicës.
Sipas “90min”, ky interesim ka rënë për shkak të ngjashmërisë së madhe të Rashicës me Takumi Minaminon, transmeton Gazeta Sinjali.
Minamino u transferua në janar të këtij viti te skuadra e Liverpoolit dhe sipas këtyre raportimeve pritshmëritë e Klopp janë të mëdha për futbollistin japonez andaj nuk kanë nevojë për dikënd të ngjashëm me të.
Kurse për Rashicën që nga janari kanë shprehur interesim disa skuadra e që ndër to është edhe Liverpool.
Futbollisti kosovar deri më tani këtë sezon në Bundesligë ka arritur të shënoj 7 gola, në 23 paraqitjet e tij me Werder Bremenin.
/Gazeta Sinjali/