image Milani me kontratë të re për veteranin Ibrahimovic

Futboll

Milani me kontratë të re për veteranin Ibrahimovic

news image

Milani i ka propozuar Zlatan Ibrahimovic-it një kontratë të re, deri në verën e vitit 2023, dhe sipas raportimeve nga mediat italiane problemi qëndron tek fiziku dhe lëndimet e tij, por jo edhe tek paga.

Në javët e fundit, edhe para mbylljes së afatit kalimtar të janarit, kuqezinjtë folën me lojtarin, i cili tani fiton 7 milionë euro. Diskutimet u sillen rreth shtyrjes së kontratës deri më 30 qershor 2023, shkruan “tuttomercato“, përcjell Sinjali Sporti.

Prania karizmatike e Ibra-s është diçka më shumë nga ajo që ai jep në fushë, për menaxherët kuqezi, aq sa nuk do të bëhej fjalë për kohën e lojës, por për cilësinë. Edhe sepse, pavarësisht gjithçkaje, Ibra shënoi tetë gola edhe këtë sezon, në 15 paraqitje.

/GazetaSinjaliSporti/