Aktori i njohur shqiptar, Adem Mikullovci, ka përkujtuar fjalët e aktores së ndjerë, Leze Qena.
Mikullovci kujton kohën kur i kishte thënën Qenës, se ai do të shkojë i pari tek Xhevati, burri i ndjerë i Leze Qenës.
“ELIZABETE- Më shkove edhe ti..! A të kujtohet Leze kur ndejtëm bashk herën e fundit qesheshim me fatin që ne të dy mbetëm Mohikanët e fundit dhe pyeteshim se a thua cili nga ne do të shkon i pari te Xhevati: Une thash:”Leze unë do të shkoj para teje”…Ti ma kape veshin dhe më bêrtite:”Përkundrazi unë shkoj para teje,mua më ka grua e ty vetëm shok”..
Dhe ja ! Ashtu edhe ndodhi Elizabett..”, ka shkruar Mikullovci.
Ndërsa i thotë Qenës se teatri ynë u mbyll, s’kam qare pa ardhë te ju.
“Mua më lat të fundit dhe unë s’kam qare pa ardhë te ju. Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat…. Teatri i jonë Leze-u mbyll”, ka shkruar Mikullovci.
Leze Qena u nda dje nga jeta në orët e para të mëngjesit në moshën 85-vjeçare./Gazeta Sinjali/