image Dumoshi: Leze Qena do të jetë shembull dhe referencë në historinë e artit shqiptar

Kosovë

Telegram/ Dumoshi: Leze Qena do të jetë shembull dhe referencë në historinë e artit shqiptar

news image

Mëngjesi i sotëm ishte i kobshëm për artin dhe kulturën kosovare, ngase vdiq aktorja e njohur, Leze Qena.

Qena ka lënë pas një bagazh të pasur të karrierës së saj për disa dekada në artin e vendit.

Me këtë rast, telegram ngushëllimi ka shkruar edhe ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, e cila vdekjen e Lezes, e vlerëson humbje të rëndë për vendin.

“Ndarja e Lezës është humbje e rëndë jo vetëm për familjen dhe miqtë e saj, por ikja e saj do të lërë një zbrazëtirë të pazëvendësueshme për artin dhe kulturën e Kosovës. Ne e kujtojmë me pietet dhe respekt angazhimin dhe kontributin e saj të çmuar dhënë për kulturën e Kosovës dhe atë mbarëshqiptare”, ka shkruar Dumoshi në një postim në Facebook./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10157334528739075&set=a.10150840513389075&type=3&theater