image Kurti ngushëllon familjarët e Leze Qenës: Kur artistët vdesin, pikëllohemi të gjithë

Kosovë

Telegram/ Kurti ngushëllon familjarët e Leze Qenës: Kur artistët vdesin, pikëllohemi të gjithë

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u ka shprehur ngushëllimet familjes për vdekjen e aktores së shquar kosovare, Leze Qenes.

Kurti përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka thënë se vdekja e aktorës është një humbje e madhe dhe se i bashkohet përkujtimit të veprës së saj, i cili për shkak të pandemisë do të zhvillohet nga banesat, shkruan Gazeta Sinjali.

“Një jetë kushtuar artit, është një jetë kushtuar publikut. Kur artistët vdesin, pikëllohemi të gjithë. Por dashurinë dhe respektin artistëve duhet t’ua japim gjatë kohës që janë gjallë, sidomos ne politikanët.

I bashkohem përkujtimit të zonjës Leze Qena, i cili në kushtet e pandemisë, fatkeqësisht do të duhet të zhvillohet nga shtëpitë e banesat tona”, ka shkruar ai në Facebook.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/833799233786629

Aktorja e njohur kosovare, Leze Qena ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Raportohet se ajo ishte në mjekim intenziv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës që nga 6 marsi.

Qytetarët e Kosovës në nderim të jetës dhe veprimtarisë së aktorës sonte në orën 20:00, do të ndezin qirinj në ballkonet e tyre./Gazeta Sinjali/