image Sonte ndizen qirinj për ta nderuar aktoren Leze Qena

Kosovë

Kulturë/ Sonte ndizen qirinj për ta nderuar aktoren Leze Qena

news image

Mëngjesi i sotëm ka qenë i kobshëm për kinematografinë shqiptare, ngase ka ndërruar jetë aktorja Leze Qena.

Aktorja 85-vjeçare, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ajo shquhet për karrierën e pasur artistike, me një numër të madh të roleve në filma e seriale.

Lajmi për humbjen e saj ka tronditur mbarë opinionin shqiptar.

Në bazë të një fotografie që ka qarkulluar në rrjetet sociale, qytetarët sonte në orën 20:00 do ndezin qirinj për të nderuar jetën dhe veprën e saj.

“Unë do të ndez një qiri në ballkonin e banesës sime.Bashkohu edhe ti! Sonte në ora 20:00”, thuhet në njoftim.

Kohëve të fundit, aktorja Qena nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, me ç’rast edhe ishte distancuar nga angazhimet artistike./GazetaSinjali/