image Albin Kurti bëri homazhe pranë arkivolit të Leze Qenës

Kosovë

Nderime/ Albin Kurti bëri homazhe pranë arkivolit të Leze Qenës

news image

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe pranë arkivolit të aktores së mirënjohur kosovare, Leze Qena.

Kurti edhe gjatë ditës së djeshme kishte shprehur ngushëllime për familjarët dhe dashamirësit e aktores, shkruan Gazeta Sinjali.

I bashkohem përkujtimit të zonjës Leze Qena, i cili në kushtet e pandemisë, fatkeqësisht do të duhet të zhvillohet nga shtëpitë e banesat tona”, kishte shkruar ai në Facebook.

Aktorja e njohur kosovare, Leze Qena ka ndërruar jetë mëngjesin e djeshëm. Raportohet se ajo ishte në mjekim intenziv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës që nga 6 marsi./Gazeta Sinjali/

Image may contain: one or more people, people standing and outdoor
Image may contain: 1 person
Image may contain: one or more people, people standing, wedding and outdoor