image Mijëra sllovenë protestojnë me biçikleta kundër kufizimeve dhe korrupsionit

Rajon

Rajon/ Mijëra sllovenë protestojnë me biçikleta kundër kufizimeve dhe korrupsionit

news image

Më shumë se pesë mijë qytetarë protestuan në kryeqytetin slloven kundër korrupsionit dhe kufizimeve të vendosura nga qeveria për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

“Protesta më të vogla u zhvilluan edhe në qytete të tjera si në Maribor, Celje dhe Koper”, raportoi agjencia sllovene e lajmeve, STA.

Demonstruesit në Lubjanë shkuan drejt ndërtesës së parlamentit dhe shprehën pakënaqësinë e tyre duke përdorur këmbana.

Në mes të marsit qeveria sllovene vendosi një sërë kufizimesh që janë hequr gradualisht.

Megjithatë, masa për ndalimin e grumbulimeve dhe protestave mbetet ende në fuqi.

Protesta e ishte gjithashtu shprehje e pakënaqësisë ndaj korrupsionit të pretenduar në qeverinë e krahut të djathtë nacionalist të kryeministrit, Janez Jansa./Gazeta Sinjali/