Deri në 30,000 protestues valëvitën flamujt ukrainas dhe mbanin pankarta kundër luftës në një demonstratë të madhe në Berlinin qendror.
Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në protestat kundër luftës të dielën në qytete anembanë Gjermanisë, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës, shkruan New York Times, transmeton Gazeta Sinjali.
Imazhet që qarkulluan në mediat sociale treguan protestuesit që mbanin flamuj ukrainas dhe tabela me mesazhe të tilla si “Jo luftë” dhe “Paqe”.
Demonstrata u mbajtën gjithashtu në Frankfurt dhe Stuttgart dhe ishin planifikuar në qytete të tjera.
Protestat ishin ndër të shumtat që janë zhvilluar në mbarë globin që kur forcat ruse pushtuan Ukrainën më 24 shkurt.