Mijëra persona kanë protestuar të shtunën në qytetin gjerman të Frankfurtit kundër pushtimit rus të Ukrainës.
Duke mbajtur flamuj të Ukrainës, pjesëmarrësit kanë shprehur solidaritetin e tyre për popullin e Ukrainës.
Protesta u organizua nga Partia e Gjelbër nën moton “Solidaritet me Ukrainën – Paqe në Evropën Lindore”, raporton REL.
Disa prej panove shkruante: “Ndaloni Putinin – Ndaloni luftën”.