image Mijëra euro e pajisje teknike – krejt çka u vodh nga një shtëpi në Lipjan

Siguri

Mijëra euro e pajisje teknike – krejt çka u vodh nga një shtëpi në Lipjan

news image

Në Gadime të Ulët të Lipjanit është raportuar një vjedhje e rëndë, për të cilën Gazeta Sinjali ka siguruar detaje.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se vjedhja u krye më 29 prill rreth orës 03:35.

Sipas pronarit që e ka raportuar rastin, persona të panjohur janë futur në shtëpinë e tij dhe e kanë demoluar atë.

Sinjali mëson se nga aty kanë vjedhur stoli ari në vlerë 10.000 euro, si dhe 3620 euro para të gatshme.

Përveç tyre, burimet tregojnë se është vjedhur edhe një telefon Samsung Galaxy në vlerë prej 50 euro si dhe 2 tabletë. /Gazeta Sinjali/