image Messi: Unë do të luaj me lojtarët më të mirë në botë

Futboll

Messi: Unë do të luaj me lojtarët më të mirë në botë

news image

Messi është shfaqur i emocionuar që do të luajë së bashku me Neymar dhe Mbappe në PSG.

Argjentinasi është i bindur se skuadra e Ligue 1 mund të konkurrojë për “çdo titull” pas mbërritjes së tij në kryeqytetin francez.

Lionel Messi thotë se është i lumtur që do të luajë përkrah “lojtarëve më të mirë” në botë pasi iu bashkua Paris Saint-Germain.

Ylli argjentinas nënshkroi një kontratë dyvjeçare me PSG me një opsion për të tretën pas largimit të tij nga Barcelona këtë verë, raporton Goal, përcjell Gazeta Sinjali.

Ky veprim e sheh atë të ribashkohet me ish-shokun e skuadrës së Barçës, Neymar dhe sulmuesin francez, Kylian Mbappe dhe sulmuesi është i lumtur që do të paraqitet përkrah dyshes. /GazetaSinjaliSporti/