image Messi shihet në Barcelonë, takohet me Xavin, ja arsyeja

Futboll

Messi shihet në Barcelonë, takohet me Xavin, ja arsyeja

news image

Lionel Messi, ka bërë bujë të madhe me kthimin e tij në Barcelonë duke marrë vëmendje pasi u takua me miqtë e tij: Xavi Hernández, Sergio Busquets dhe Jordi Alba.

Një darkë që shkaktoi lloj-lloj thashetheme, por që nuk ishte gjë tjetër veçse një takim mes miqsh i planifikuar prej kohësh.

Tre futbollistët dhe trajneri aktual i Barcelonës, i cili sot mbush 42 vjeç, janë parë në një restorant japonez në Uptown.

Alba, Busquets dhe Xavi morën pjesë me partnerët e tyre përkatëse në një darkë ku ishte i pranishëm edhe Pepe Costa, punonjës i klubit të Barçës.

Në fund të darkës, Leo Messi nuk ka dashur të bëjë asnjë deklaratë para gazetarëve që ndodheshin në derën e restorantit. Ai ndaloi vetëm për të nënshkruar fanellën e një tifozi të Barcelonës, por nuk donte të përgjigjej për një rikthim të mundshëm në skuadrën e kultit.

Rikthimi i Messit në Barcelonë përkon me mbylljen e merkatos së dimrit, megjithëse takimi i tij me ish-shokët e skuadrës nuk kishte asnjë lidhje me një rikthim të mundshëm në Can Bara.

Ishte thjesht një darkë mes miqsh duke përfituar nga leja e dhënë nga trajneri i tij, Mauricio Pochettino, për parn e Ligue 1. /Gazeta Sinjali Sporti/