image Xherdan Shaqiri shkëlqeu në debutimin e tij për Chicago Fire

Futboll

Xherdan Shaqiri shkëlqeu në debutimin e tij për Chicago Fire

news image

Xherdan Shaqiri ka debutuar për skuadrën e tij të re, Chicago Fire në elitën e futbollit amerikan MLS.

Kampionati amerikan ka startuar, derisa skuadra e Shaqirit, Chicago Fire ka luajtur në udhëtim te Inter Miami.

Shaqiri e nisi ndeshjen nga minuta e parë, ndeshja u mbyll me barazim në udhëtim pasi takimi u mbyll 0:0.

Ish-lojtari i Bayern Munich, Liverpool e Inter dhuroi momente të bukura në fushë, kësisoj u vlerësua si lojtar i ndeshjes, me notën 7.8.

/GazetaSinjaliSporti/