image Messi: Nuk mund ta fitojmë Champions League në këtë mënyrë

Futboll

Futboll/ Messi: Nuk mund ta fitojmë Champions League në këtë mënyrë

news image

Lionel Messi ka bërë një deklaratë befasuese në lidhje me formën që Barcelona kishte para se pandemia koronavirus të pezullonte gjithcka.

Sipas 6 here fituesit të topit të artë, Barcelona nuk mund ta fitojë kurr Champions Leaguen nëse luajnë ashtu si bënë para këtij pushimi të detyruar.

“Ndoshta Setién e keqkuptoi ose e shpjegoi atë gabim, ne nuk mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve duke luajtur ashtu si kemi bërë para pushimit. Të gjithë kanë mendimin e tyre dhe të gjithë janë shumë të respektueshëm. E imja bazohet në faktin se unë jam aq me fat që luaj në Ligën e Kampionëve çdo vit. Asnjëherë nuk kam pasur dyshime për skuadrën që kemi” – u shpreh “pleshti”.

Ndërkohë ai shpalosi dicka edhe nga stërvitjet individuale që po i bën në shtëpi.

“Fizikisht ndihem shumë mirë. Unë isha duke stërvitur në shtëpi këto ditë dhe mendoj se kjo më ndihmoi të mbaja mirë. Ndarja nuk ishte e lehtë, por të jesh me fëmijët dhe Antonela ndihmoi dhe është e rëndësishme që të bëjmë sa më të mirë së bashku” – deklaroi Messi.

/Gazeta Sinjali/