image Messi nuk flet me Griezmann? Kjo foto hedh poshtë çdo dyshim

Futboll

Barcelona/ Messi nuk flet me Griezmann? Kjo foto hedh poshtë çdo dyshim

news image

Është spekuluar se Lionel Messi dhe Antoine Griezmann kanë probleme mes tyre, meqë në fushë duket qartë se nuk funksionon loja e të dyve bashkë.

Situata po bëhet shqetësuese, pasi në pjesën e parë të ndeshjes me Celta Vigon ata nuk bën asnjë pasim me njëri-tjetrin, edhe pse ishin rreth 25 metra larg njëri-tjetrit.

Ndonëse spekulimet vazhdojnë, këtë temë duket se do ta mbyllë një fotografi e shkëputur në dhomat e zhveshjes.

Në foto shihet Griezmann duke e përgëzuar Messin për 3 golat e tij kundët Celta Vigos.

Siç shihet, ata janë miq të mirë dhe nuk kanë asnjë problem me njëri-tjetrin.