image Messi flet për Xavin, mundësinë e rikthimit në Barcelonë dhe për Parisin

Futboll

Messi flet për Xavin, mundësinë e rikthimit në Barcelonë dhe për Parisin

news image

Ylli i PSG-së, Lionel Messi foli në një intervistë për mediumin spanjoll “Marca” lidhur me shumë gjëra, ku intervista e plotë publikohet nesër.

Messi beson se Barcelona do rritet me Xavin, derisa nuk e mohoi mundësinë e rikthimit në të ardhmen,

“Me Xavin, Barcelona do rritet, është trajner që di shumë dhe e njeh perfekt shtëpinë”.

“Gjithmonë kam thënë se do doja rikthimin te Barcelona, nëse do ndihmoja klubin do të doja të rikthehesha”.

Messi foli edhe për Ligën e Kampionëve, me PSG-në që vlerësohet si favoriti kryesor.

“Të gjithë thonë se ne jemi favoritët e mëdhenj dhe nuk do e mohoj se jemi një ndër kandidatët, por duhet ende gjëra që të bëhemi skuadër e fortë”, deklaroi ai.

PSG-në të mërkurën e pret një sfidë jo e lehtë në shtëpi ndaj Manchester Cityt. /Gazeta Sinjali Sporti/