Leon Zekaj, 24 vjeçar, i cili po kërkohet nga Policia e Kosovës për veprat penale “Mbajtje nё pronësi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve” dhe “Vjedhje” aktualisht ndodhet në shtetin e Norvegjisë.
Kështu kanë bërë të ditur sinjalizuesit e Gazetës Sinjali, të cilët njoftuan se Policia e ka shpërndarë njoftimin për kërkimin e tij që nga dita e premte.
Kjo kërkesë ka ardhur nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё, dega Istog dhe Gjykatёs Themelore Gjakovё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.