Simone Inzaghi siç duket nuk do të ndryshojë skuadër edhe për një kohë, transmeton Sinjali Sport.
Sipas mediave italiane, trajneri do të qëndrojë te klubi i Lazios.
‘La Gazzetta dello Sport’, bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme trajneri i Lazios ka zhvilluar takim me drejtuesit e klubit, e ku ka arritur marrëveshje për qëndrim në klub.
Inzaghi do të fitojë 2.5 milionë euro në sezon dhe zgjatje të kontratës deri në vitin 2024./Sinjali Sport/