Policia e Kosovës ka arrestuar personin me iniciale T.B., i dyshuar për vjedhje të një çante në veturë si dhe personat me iniciale Sh.J. dhe E.E. të dyshuar për dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale.
“Rreth orës 04:00 në një lokal është arritur të identifikohet, arrestohet i dyshuari i rastit të iniciuar të veprës së vjedhjes, shtetasi shqiptar kosovar T. B. lindur vitin 2001, së bashku me dy persona të dyshuar për ‘Dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale’. Të arrestuarit për dhënie të ndihmës janë shtetasit shqiptar kosovar Sh.J. i lindur vitin 1993 dhe E.E. (1997) , të cilët pas intervistimit nga hetuesit janë liruar me vendim të prokurorit shtetit” , thuhet në njoftimin e policisë.
Vjedhja kishte ndodhur ditën e djeshme rreth orës 21:45 në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, kur viktima kishte dal nga vetura për të shkuar në market. Pasi ka dalë nga marketi ka hyrë në veturë, ka vërejtur se i mungon çanta qe e kishte pasur aty.
“Viktima në çantë ka pasur të holla dhe dokumente si në vijim, 2500 franga në bankënota të ndryshme dhe 500 euro, dokumentet e makinës, patentë shoferin, pasaportën e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I dyshuari me aktvendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë. /Gazeta Sinjali/