image Mësimi online pengoi vaksinimin e nxënësve, foshnjat e të moshuarit morën vaksinat me kohë

Shëndetësi

Mësimi online pengoi vaksinimin e nxënësve, foshnjat e të moshuarit morën vaksinat me kohë

news image

Mbajtja e mësimit online, ka ndikuar që personeli shëndetësor të ketë vështirësi për të pasur qasje fizike për të vaksinuar nxënësit sipas planit me vaksinat e rekomanduara dhe të obliguara për ata.

Por të moshuarit dhe foshnjat janë vaksinuar me kohë dhe sipas planit, ka thënë doktoresha  në QKMF në Prishtinë, Florie Hyseni-Morina.

Shërbimet kanë qenë vazhdimisht në dispozicion, në  kohën e vaksinimit e gripit janë vaksinuar ata që kanë pasur në plan dhe kategoritë e rekomanduara për vaksinim, por edhe vaksinat e obliguara për fëmijët dhe të rinjtë, sa kam informacione janë duke rrjedhur mirë, janë ekipet që punojnë dhe ekipet në terren“, tha ajo për EO.

Shumica e stafit shëndetësor ku edhe doktoresha Florie Hyseni-Morina punon, janë vaksinuar me vaksinën COVID-19.

Ajo tregon që frika nga pandemia ka ndikuar që edhe qytetarët të hezitojnë të kryejnë shërbimet e tjera.

Ajo ka apeluar që pa ndonjë nevojë akute qytetarët të mos e vizitojnë mjekun, por të telefonojnë që t’i shmangen virusit. /Gazeta Sinjali/