image Sulmohet seksualisht një nxënëse e gjimnazit në Lipjan, denoncon bashkëmoshatarin e saj për dy raste

Siguri

Sulmohet seksualisht një nxënëse e gjimnazit në Lipjan, denoncon bashkëmoshatarin e saj për dy raste

news image

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumë raste, viktima janë vajzat e mitura, të cilat keqpërdoren seksualisht edhe në hapësirat më afërsi të shkollave, por edhe brenda institucioneve arsimore, raporton Gazeta Sinjali. 

Dy raste të tilla dyshohen të kenë ndodhur së fundi në komunën e Lipjanit, ku viktimë është një nxënëse e gjimnazit “Ulpiana”.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy rastet kanë ndodhur brenda hapësirave të shkollës, ku viktima është takuar sulmuar seksualisht nga një bashkëmoshatar, po ashtu nxënës i kësaj shkolle.

16-vjeçari dyshohet se ka sulmuar seksualisht të miturën, të cilës i ka shkaktuar frikë e shqetësime të mëdha, sidomos kur i ka përsëritur të njëjtat veprime.

Ajo përballë kësaj situate ka denoncuar rastin në Polici, ku ka dhënë dëshminë e saj në praninë e prindit dhe zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.

I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe më pas është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë. 

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të nisin hetimet ndaj të dyshuarit  dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

/GazetaSinjali/