image Sulmohet një nxënës i shkollës fillore në Lipjan, drejtori njofton Policinë

Siguri

Sulmohet një nxënës i shkollës fillore në Lipjan, drejtori njofton Policinë

news image

Një nxënës i shkollës fillore në fshatin Magure të Lipjanit është sulmuar fizikisht nga një tjetër person i mitur, por që nuk vijon mësimet në shkollën e njëjtë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rastin e ka denoncuar drejtori i shkollës, i cili ka njoftuar Policinë lidhur me atë që ka ndodhur.

Një patrullë e Policisë ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në të dyshuarin nga i cili është marrë deklarata në praninë e zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.

Prezenca e viktimës nuk është arritur ende që të sigurohet për intervistim, mirëpo me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar për veprën penale ‘Sulm’.

/GazetaSinjali/