image Tetë nxënëse nigeriane rrëmbehen nga kidnapuesit në Nigeri

Botë

Tetë nxënëse nigeriane rrëmbehen nga kidnapuesit në Nigeri

news image

Tetë nxënëse nga qyteti Kaduna i Nigerisë janë rrëmbyer teksa po ktheheshin në shtëpi.

Kjo ndodhi para dy jave teksa vajzat e një shkolle te mesme qeveritare në zonën Kachia u kapën nga një bandë me persona të armatosur.

BBC shkruan se Komisionari i sigurimit të shtetit Kaduna, Samuel Aruwan thotë se vajzat u arratisën përmes një pylli të dendur ku ecën me ditë të tëra deri sa u gjetën nga një grup fshatarësh.

Nxënëset janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në një strukturë ushtarake te Kadunës.

Raste të tilla ndodhin shpesh në zonën veriperëndimore të Nigerisë ku bandat e tilla kidnapojnë nxënës në mënyrë që të kërkojnë para për lirimin e personave të marrë pengë.

/GazetaSinjali/