image Kërkohet pezullimi i dënimit për 23 të burgosur me gjendje të rëndë shëndetësore

Kosovë

Siguri/ Kërkohet pezullimi i dënimit për 23 të burgosur me gjendje të rëndë shëndetësore

news image

Drejtori i Shërbimit Korrektues së Kosovës, Nehat Thaçi njoftoi se kanë marra masa parandaluese ndaj përhapjes së koronavirusit në burgjet e Kosovës, ku mbahen mbi 1 mijë persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Thaçi njoftoi se është kërkuar që 23 të burgosurve t’u pezullohet dënimi deri në kalimin e kësaj situate.

“Ne kemi marrë disa vendime për ta luftuar përhapjen e koronavirusit. Masat deri më tash janë ndalu të gjitha vizitave të familjarëve të të burgosurve. Janë ndaluar transportet nga burgu në burg dhe të gjitha lëvizjet e të burgosurve. Në të gjitha burjget kemi instaluar rrjetin Skype për të kontaktuar me familjarët”, ka thënë Thaçi.

Tutje, ai ka njoftuar se do të ju mundësojnë pushim të burgosurve që janë mbi moshën 60 vjeç dhe kanë sëmundje kronike.

“Personave mbi moshën 60 vjeç dhe atyre me sëmundje kronike do të ju mundësojmë pushim. Me qëllim të luftimit të këtij virusi, stafin dhe të burgosurit i kemi pajisur me maska mbrojtëse, dorëza sterile dhe dezinfektues. Kemi instaluar karantinën për 14-21 ditë për të gjithë ata që janë shfrytëues të vikendeve kur të kthehen në burg do të vendosen në karantinë.Me të dëgjuar për virusin kemi arritur që të dezinfektojmë të gjitha oborret dhe hapësirat e burgjeve”, tha ndër të tjera drejtori Thaçi për kallxo.com.

Tutje, Thaçi njoftoi se do të ndryshojnë menynë e ushqimit nga nesër duke rritur edhe ushqimet rezervë, nga dy javë në katër javë./GazetaSinjali/