image Merr fund "makthi" i Barcës në Camp Nou, blaugranasit rrëmbejnë pozitën e dytë

Futboll

Merr fund “makthi” i Barcës në Camp Nou, blaugranasit rrëmbejnë pozitën e dytë

news image

Barcelona ka triumfuar në shtëpi ndaj skuadrës së Mallorcas, duke u rikthyer në pozitën e dytë në tabelë, transmeton Sinjali Sport.

Blaugranasit triumfuan me rezultat 2-0, me golat e Memphis Depay 25′ e Sergio Busquets 54′, përpara se mysafirët të ngushtonin epërsinë në minutën e 79-të nga Antonio Raillo, por që doli të ishte goli i fundit i shënuar i ndeshjes.

Barca thyen kështu “makthin” në stadiumin e saj, e cila vinte pas dy humbjeve radhazi në Camp Nou në La Liga, tre radhazi në të gjitha kompeticionet, diçka që si kishte ndodhur kurr klubit spanjoll përgjatë një sezoni.

Blaugranasit me këtë fitore rikthehen në pozitën e dytë duke mbledhur tani 66 pikë, dy më shumë sesa përcjellësi i tretë, Sevilla, teksa kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund të kampionatit.

/GazetaSinjaliSport/