image Merr flakë lokali ‘Rizza Salon’ në Prishtinë, pronari dyshon për zjarrvënie të qëllimshme (PAMJE)

Siguri

Merr flakë lokali ‘Rizza Salon’ në Prishtinë, pronari dyshon për zjarrvënie të qëllimshme (PAMJE)

news image

Në orët e mesnatës, në lokalin “Rizza Salon”, në rrugën “Xhavit Hoxha”, në Prishtinë, dikush dyshohet se ia vuri flakën një pjese të jashtme të lokalit. Pronari i lokalit po dyshon për zjarrëvenie të qëllimshme, teksa rasti është raportuar edhe në Polici, me ç’rast kanë nisur hetimet. Sinjali ka siguruar edhe pamje nga kamerat e sigurisë që lidhen me rastin.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se dëmi dyshohet se kap vlerën e rreth 3500 eurove, ku si pasojë e zjarrit është djegur reklama e vendosur jashtë lokalit dhe dy çadra.

Lidhur me këtë rast, Sinjali ka kontaktuar edhe pronarin e sallonit, Rizah Bajramin, i cili ka deklaruar se nuk dyshon te ndonjë person i caktuar, por që zjarri është vënë qëllimisht.

“Ne nuk kemi pasur problem kurrë me kërkond, thjesht është bërë diçka me qëllim prej njerëzve dashakëqij të njerëzve që punojnë. Rastin e kemi raportu në Polici. Nuk dyshojmë te ndonjë person i caktuar, s’i kemi bërë asgjë askujt, e as dikush neve.

Shpresoj që nuk ndodhë më kurrë kështu, le të punojnë njerëzit e jo me i dëmtu bizneset, sepse nga ky biznes ushqehen 13 familje”, tha ai për Sinjalin.

Sinjali mëson se në momentin që i është vënë flaka, para lokalit ka qëndruar një veturë, ku dyshohet se kanë qenë personat e dyshuar.

Gazeta Sinjali ka siguruar edhe pamje se si shihet që digjen disa pjesë jashtë lokalit. Në videon më poshtë shihet intervenimi i menaxherit në momentin që e kuptoi se i është vënë flaka lokalit, duke tentuar ta shuajë zjarrin.

/GazetaSinjali/