Një person është ankuar në Polici se vëllait të tij iu janë vjedhur ari dhe dy orë dore nga valixhja, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai zyrtarëve policorë iu ka thënë se ngjarja ka ndodhur dje në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
Sipas policisë, mërgimtari e vërejti se nuk i ka të gjitha gjësendet në valixhe, posa mbërriti në Zvicër./GazetaSinjali/