image Mentor Zhdrella ka disa fjalë për Edon Zhegrovën

Futboll

Sport/ Mentor Zhdrella ka disa fjalë për Edon Zhegrovën

news image

Njëri nga futbollistët më të mirë të Kosovës së pasluftës, Mentor Zhdrella ka analizuar paraqitjen e Kosovës në sfidën e fundit derisa ka komentuar edh fitoren e Çekisë ndaj Anglisë, ku sipas tij kjo i vështirëson punët tona, po assesi nuk i bënë të pamundshme.

“Është shumë vështirë sidomos tash pas fitores së Çekisë por jo e pamundur”.

“Kosova ka ditur gjithmonë të na befasojë për të mirë dhe shumë lehtë edhe këtë herë mund ta bëjë të njëjtën gjë. Asnjëherë nuk duhet dorëzuar”, ka thënë Zhdrella për Zëri.info, duke folur më pas për cilësitë brenda Kosovës.

“Kosova ka shumë cilësi brenda ekipit, Florent Hasani dhe Lirim Kastrati janë djem me potencial, derisa mendoj se opinioni është duke e tepruar ndaj Edon Zhegrovës”.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm por çfarëdo që po bën po kritikohet dhe kjo është e tepërt dhe e papranueshme. Ne duhet ta përkrahim atë sepse është një lojtar më shumë cilësi dhe mund t’i jap Kosovës shumë”, ka përfunduar Mentor Zhdrella.