image Menjëherë pas triumfit në Kupën e Amerikës konfirmohet e ardhmja e Leo Messit

Futboll

Menjëherë pas triumfit në Kupën e Amerikës konfirmohet e ardhmja e Leo Messit

news image

Messi do të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën”, janë fjalët e shokut të Messit, De Paul.

Ani pse Barcelona është në vështirësi dhe ende nuk po ka mundësi të finalizojë rinovimin e kontratës me Leo Messin, shkaku i kushteve ekonomike, 34-vjeçari do të vazhdojë të luajë në “Camp Nou”.

Rodrigo De Paul, i cili ishte njëri nga lojtarët më të mirë në fitoren e Argjentinës kundër Brazilit në finalen e Kupës së Amerikës me rezultat minimal 1-0, konfirmoi qëndrimin e Leos në Barcelonë.

Lionel Messi më në fund e fitoi trofeun që gjithmonë e ka dashur me Argjentinën dhe do të festojmë për Leon. Pastaj, ai do të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën”, tha De Paul.

Marrëveshja e re ndërmjet Barcelonës dhe Messit raportohet se do të jetë deri në vitin 2023. /Gazeta Sinjali Sporti/