image Mendimet e ekspertëve: Koronavirusi po bëhet më pak agresiv dhe po humbet forcën

Botë

Pandemia/ Mendimet e ekspertëve: Koronavirusi po bëhet më pak agresiv dhe po humbet forcën

news image

SarsCov2 po bëhet më pak agresiv? Ditët e fundit, opinionet e ekspertëve të ndryshëm duket se po orientohen drejt kësaj ideje. “Po shikojmë se virusi po humbet forcë”, deklaroi Massimo Ciccozzi, përgjegjës i Unitetit të Statistikave Mjekësore dhe Epidemiologjisë Molekulare në Universitetin e Romës.

“Po përparon, por humbet forcën për infektim, dhe rrjedhimisht edhe për vdekshmërinë”, -deklaroi Matteo Bassetti, drejtor i Infektivit në Spitalin e Genova-s dhe pjesëtar i task forcës për rajonin e Ligurias.

“Në mars, virusi ishte cunami, tani është bërë dallgë. Ndoshta sepse preku ata më të dobëtit, duke bërë një seleksionim natyror, pse ndoshta po i humbin fuqitë. Është një injektim besimi për fazën 2, por, për të parë nëse qytetarët janë sjellë mirë, duhen pritur 2-3 javë”.

“Sot shikojmë sindroma më pak të rëndësishme nga ana klinike. Kjo mund të jetë një e dhënë për rënie të agresivitetit të virusit. Por, progresi nuk duhet të konsiderohet si një liri për të gjithë”, thanë ekspertët./ Gazeta Sinjali/